Mes emocioneve 1,381 maturantë nisën garën për një vend në Universitetin e Mjekësisë, duke iu nënshtruar testimit të pranimit. Përballë kompjuterëve, maturantët patën 60 minuta në dispozicion për t’iu përgjigjur pyetjeve nga biologjia, kimia dhe fizika. LEXO edhe...Në garë për Mjekësinë, maturantët testohen nga 17 gushti! Ja rregullat që nuk duhet t’i shkelin Pas përfundimit të testimit, ata shprehen optimistë për rezultatin, ndërsa e vlerësuan provimin në një nivel mesatar. “Nëse ke mësuar sistematikisht shumë mirë, nuk kishte asgjë për ankth e emocion”, tha një maturante. “Po mhem ta marr me sportivitet, sepse edhe po nuk e kapa ka opsione të tjera, nuk është se është opsioni i fundit në botë”, tha një tjetër maturante. Detyrimi për të shërbyer për tre vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve nuk i ka stepur maturantët nga zgjedhja e këtij profesioni. “Meqënëse ka qenë preferencë e parë dhe gjithmonë e kam pasur pasion, nuk mendoj se do të ndikoj shumë”, tha një maturante. “Në fakt më ka stepur shumë, por nëse e fitoj, pse jo do ta bëj”, tha një tjetër maturante. “Unë e dua Shqipërinë, s’kam asnjë synim për t’u larguar, kështu që s’më prish fare punë”, tha një tjetër maturante. Nga 17 deri më 21 gusht, të gjithë kandidatët që kanë përzgjedhur Mjekësinë e Përgjithshme mes preferencave të tyre do t’i nënshtrohen provimit të pranimit. Testimi zhvillohet në pesë fasha orare, me deri në 60 maturantë në çdo sallë. Këtë vit, gara është për 436 kuota të lira në programin e Mjekësisë së Përgjithshme. Por për të fituar një vend në auditorët e Mjekësisë, nuk mjafton vetëm rezultati i testimit. Pikët do të llogariten duke kombinuar 30% të rezultatit të konkursit me 70% të mesatares së arsimit të mesëm. Emrat e kandidatëve fitues pritet të bëhen publikë në fund të muajit gusht. R.Xh/ReportTv.al provime matura shtetërore maturantet fakulteti i mjekesise universiteti i tiranes mjekesi Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.7% Shoqëria 24.7% Social media 16.6% Vota total: 2400 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
