Lajme Zone
120 pacientë për 5 ditë në urgjencën e Fushë-Arrëzit, dyshojnë për helmim! Banorët: Uji i çezmës ka erë! Mjeku: Presim analizat nga ISHP
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

120 pacientë për 5 ditë në urgjencën e Fushë-Arrëzit, dyshojnë për helmim! Banorët: Uji i çezmës ka erë! Mjeku: Presim analizat nga ISHP

Në Fushë-Arrëz qendra shëndetësore është përballur me një fluks të pazakontë qytetarësh. Gjatë 5 ditëve të fundit janë paraqitur 120 pacientë me simptoma të ngjashme: të vjella, diarre dhe temperaturë. Ata vetë dyshojnë për helmim nga uji i pijshëm, ndërsa mjeku thotë se shkaku pritet të përcaktohet përmes analizave të Institutit të Shëndetit Publik.

Në Qendrën Shëndetësore të Fushë Arrëzit vijojnë të mbërrijnë pacientë të shumtë. Gjatë 5 ditëve janë paraqitur rreth 120 pacientë me të vjella, diarre e temperaturë, të cilët dyshojnë për helmim nga uji i pijshëm. Mëngjesin e sotëm, nga ora 08:00 deri në 10:00, rreth 15 persona janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore. “Kam temperaturë, bark.” LEXO EDHE:Zjarr në një sipërfaqe pyjore në Iballë të Fushë-Arrëzit! Kërkohet ndërhyrja e helikopterit (VIDEO) “Prerje në bark.” “Problemet kryesore kanë qenë me të vjella, me temperaturë të lartë, mbi 39 për 12 orë, pas 2 ditësh ka nisur diarreja, me serume erdhëm disi në terezi. Kërkojmë një përgjigje nga organet kompetente.” “Kam pasur të vjella, të përziera”, thonë pacientët. Pamjet që sjell Report TV tregojnë pacientë që marrin trajtim në ambientet e Qendrës Shëndetësore të Fushë Arrëzit. Mjeku i Qendrës Shëndetësore, Nikolin Bardhoku, pranon se gjatë këtyre ditëve janë trajtuar shumë pacientë me simptoma gastro-enterale, ndërsa ende nuk është përcaktuar shkaku. Edhe pse nuk kishte leje për të folur zyrtarisht për mediat, mjeku doli jashtë qendrës shëndetësore dhe tregoi për Report Tv mbi gjendjen e pacientëve. “Janë çrregullime gastrointestinale, gastroenterite akute. Ne jemi shqetësuar realisht ditën e diel dhe të hënën kemi bërë njoftimin sipas protokollit. Situata është nën kontroll, pacientët janë trajtuar ambulatorisht dhe me trajtim simptomatik. Pjesa e sipërme e kurbës është ezauruar. Unë mendoj se është një enterovirozë”, tha mjeku Nikolin Bardhoku. Banorët e Fushë Arrëzit ngrenë dyshime se mund të jenë helmuar nga uji i pijshëm i ujësjellësit. Ata thonë se ditët e fundit kanë konstatuar një erë të pazakontë në ujë dhe dyshojnë se kjo mund të ketë lidhje me shqetësimet shëndetësore të shfaqura. “Shkaku besoj se ishte uji, vinte një erë e rëndë, e padurueshme.” “Dyshoj se ishte uji, edhe sot e ndieja erën. Jam detyruar ta blej ujin.” “Kemi ndier shqetësime, dhimbje barku. Uji ka pasur erë shumë të keqe”, thonë banorët. “S’mund të themi me bindje se problemi i shqetësimeve shëndetësore është uji, por do të presim analizat përkatëse. Si institucion kemi përgjegjësi të ngremë dyshime dhe të kërkojmë verifikim. Administrimi i ujit të pijshëm kryhet nga një shoqëri aksionere në Shkodër”, thotë zv.kryetari i bashkisë së Fushë-Arrëzit, Mikel Qafa. Ndërkohë, kanë kaluar tre ditë nga marrja e kampioneve të ujit, por ende nuk ka një përgjigje zyrtare për rezultatet e analizave. Institucionet përgjegjëse ende nuk kanë konfirmuar nëse uji i çezmës është shkak i helmimit në Fushë-Arrëz. P.J/Shqiptarja.com TAG: fushe arrez Shkoder helmim mikel qafa Nikolin Bardhoku Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

30 Gusht, 11:16

Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 29% Drejtësia 67.5% Nuk e di 3.5% Vota total: 3928 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Gusht, 11:16 Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?