Pas 12 orësh akte dhune, sulmesh ndaj institucioneve dhe shkatërrimit të pronës publike e private, Policia ka shoqëruar 180 protestues në Tiranë, të dyshuar si të përfshirë në aktet e dhunës gjatë protestës së djeshme (15 tetor). Ndërkohë, në Korçë janë arrestuar 2 persona dhe janë vënë nën hetim 23 të tjerë, mes tyre 15 të mitur, pas sulmeve ndaj institucioneve. Dita e tretë e protestave në Tiranë u shoqërua me shkatërrime masive në rrugët e kryeqytetit. Protestuesit, shumë prej tyre të maskuar, sulmuan me gurë dhe sende të forta efektivët e Policisë, ndërsa dëmtuan disa ministri, godinën e Bashkisë, institucione kulturore, banka dhe dhjetëra biznese private. Disa degë bankare u shkatërruan, ndërsa kioska e biznese të vogla u plaçkitën dhe iu vu flaka. Nuk u kursyen as stacionet e autobusëve, stolat, pemët dhe sinjalistika rrugore. Protesta nisi në orën 09:00 të mëngjesit dhe vijoi deri në mbrëmje, me përplasje të vazhdueshme mes protestuesve dhe Policisë. Ndryshe nga një ditë më parë, forcat e rendit ndërhynë menjëherë për të penguar sulmet ndaj institucioneve kryesore, duke përdorur gaz lotsjellës, spraj dhe ujë. Nga aktet e dhunës mbetën të lënduar 40 persona, mes tyre 26 efektivë policie. LEXO EDHE:Protesta/ Forcat Operacionale nisin me shoqërimet, protestuesit e maskuar marshim drejt Ministrisë së Arsimit (VIDEO) Akte dhune pati edhe në Korçë, ku protestuesit sulmuan me gurë, pllaka guri dhe sende metalike institucionet shtetërore. Si pasojë, u dëmtuan godinat e Bashkisë së Korçës, Drejtorisë Arsimore, Universitetit “Fan S. Noli” dhe gjimnazit “Raqi Qirinxhi”, si dhe kangjellat, tabelat e reklamave dhe sinjalistika rrugore. EMRAT E TË ARRESTURAVE NË KORÇËFrenki LeskajOrgito Karabaca Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 09:46 Protesta në Korçë/ Sulmuan me gurë policinë dhe institucionet, 2 të arrestuar dhe 23 nën hetim, mes tyre 15 të mitur (EMRAT) Dy persona janë arrestuar dhe 23 të tjerë janë vënë nën hetim, mes tyre 15 të mitur, pas akteve të dhunës gjatë protestës së djeshme (15 tetor) në Korçë. Sipas Policisë, dhjetëra protestues, disa prej tyre të maskuar, sulmuan me gurë, pllaka guri dhe sende metalike efektivët e rendit dhe institucionet shtetërore. Në pranga kanë rënë Frenki Leskaj dhe Orgito Karabaca.Nga sulmet u dëmtuan godinat e Bashkisë së Korçës, Drejtorisë Arsimore, universitetit “Fan S. Noli” dhe gjimnazit “Raqi Qirinxhi”, si dhe një pjesë e infrastrukturës publike.Njoftimi i plotëKorçë/Kundërshtuan punonjësit e Policisë, shkatërruan me sende të forta dhe me zjarr, godinat e institucioneve shtetërore dhe prona publike, gjatë tubimit të djeshëm, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, procedohen penalisht 23 të tjerë. Gjatë tubimit të zhvilluar dje, në qytetin e Korçës, dhjetëra pjesëmarrës, disa prej tyre të maskuar, kanë ushtruar akte dhune, duke hedhur gurë, pllaka guri dhe sende të forta metalike drejt institucioneve shtetërore dhe pronave publike. Si pasojë e këtyre veprimeve të kundërligjshme, janë dëmtuar godinat e bashkisë Korçë, Drejtorisë Arsimore, universitetit "Fan. S. Noli" dhe gjimnazit "Raqi Qirinxhi", si dhe kangjellat e trotuareve, tabelat e reklamave dhe sinjalistika rrugore. Gjatë gjithë tubimit, punonjësit e Policisë të planëzuar me shërbim janë përballur me akte dhune dhe kundërshtimi, përmes hedhjes së gurëve dhe sendeve të forta nga grupe pjesëmarrësish të maskuar. Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, u arrestuan në flagrancë shtetasit F. L., 21 vjeç, banues në Voskop dhe O. K., 19 vjeç, banues në Bilisht, si dhe u proceduan penalisht 23 shtetas (15 prej tyre të mitur). Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të veprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit të datës 15.10.2026 dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në akte dhune ndaj punonjësve të Policisë, institucioneve shtetërore dhe subjekteve private, gjatë kësaj date. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme. SI.E./Shqiptarja.com Share P.J/SI.E./Shqiptarja.com TAG: Orgito Karabaca Frenki Leskaj policia e tiranes protestat kunder qeverise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.0 / 5 (4 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento joni: 16/10/2026 09:35 sot do lirohen nga gjykata dhe do ti bashkohen serisht shokeve deri sa ta rrezojme ska paqe Përgjigju Sociale: 16/10/2026 08:46 Gjysma kosovare e maqedonas ne komisariate mercenare te Serbit. Përgjigju Arsimi: 16/10/2026 10:54 Po ti thuaj me mire qe kosova edhe maqedonia jane serbi. Sondazhi i ditës:
15 Tetor, 13:43
A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 17% Jo 79.5% Disi 3.5% Vota total: 1942 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

