Lajme Zone
11 orët e fundit të arratisë së Agasit: Nga vilat e “Visit të Pojës” te tregu në Elbasan
EkonomiJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

11 orët e fundit të arratisë së Agasit: Nga vilat e “Visit të Pojës” te tregu në Elbasan

Nga vilat e Shkozetit te prangat në Plepa, Ergys Agasi u ndoq hap pas hapi në ditën e fundit të lirisë. Përgjatë lëvizjeve të tij, forcat e policisë përdorën edhe dron, duke dokumentuar me foto dhe video daljet, udhëtimin dhe kthimin e tij drejt Durrësit.

Nga vilat e Shkozetit te prangat në Plepa, Ergys Agasi u ndoq hap pas hapi në ditën e fundit të lirisë. Përgjatë lëvizjeve të tij, forcat e policisë përdorën edhe dron, duke dokumentuar me foto dhe video daljet, udhëtimin dhe kthimin e tij drejt Durrësit.

Sipas dosjes së bërë publike nga media, gjithçka nisi mëngjesin e 26 gushtit, kur Agasi u pikas në një kompleks vilash në Shkozet të Durrësit, të njohura si “vilat e Visit të Pojës”, Elvis Doçit. Pas marrjes së informacionit se personi në kërkim ndodhej në zonë dhe ngriti pika kontrolli, ndërsa droni nisi vëzhgimin nga ajri.

Ora 08:00 – Vendosen pikat e kontrollit dhe nis monitorimin me dron të kompleksit të vilave në Shkozet.

Ora 11:39 – Agasi konstatohet duke dalë nga ambientet e katit të dytë të kompleksit. Në pamjet e siguruara nga droni ai shfaqet me bluzë të bardhë dhe pantallona të zeza treçerekëshe, përpara se të zbresë drejt ambienteve të katit të parë.

Ora 11:59 – Një automjet Audi A6 i zi, me portobagazh, futet në kompleks dhe më pas në parkimin nëntokësor. Për shkak të xhamave të zinj, nuk u bë e mundur të përcaktonte se kush ndodhej brenda automjetit.

Ora 12:02 – Vetëm tre minuta më vonë, Audi A6 del nga parkimi nëntokësor. Në sediljen e parë, në krah të drejtuesit, konstatohet një person që dyshohej të ishte Ergys Agasi.

Ora 12:03 – Nis ndjekja nga ajri. Automjeti largohet nga kompleksi i vilave dhe kalon përmes Nishtullës, rrethrrotullimit të Shkozetit dhe zonës së shinave të trenit, duke dalë në rrugën e Plazhit. Më pas vijon drejt Plepave dhe merr drejtimin për në Kavajë, Rrogozhinë, Peqin e më tej drejt Elbasanit.

Ora 13:35 – Pas rreth një orë e gjysmë udhëtim, automjeti nuk futet në qytetin e Elbasanit, por kalon rrethrrotullimin e Bradasheshit dhe drejtohet për nga Tregu Agro-Ushqimor, ku futet brenda ambienteve të tij. Sipas dosjes, tregu është në pronësi të babait të Suel Çelës.

Në këtë pikë, droni nuk vijon më vëzhgimin, ndërsa grupet e policisë pozicionohen në zonën e rrethrrotullimit të Bradasheshit për të monitoruar lëvizjet e automjetit.

Ora 18:16 – Pas afro pesë orësh, Audi A6 del nga rruga “Kadri Hoxha”, ku ndodhet tregu, dhe nis kthimin drejt Durrësit, duke ndjekur në drejtim të kundërt të njëjtin itinerar.

Kur automjeti mbërrin në zonën e Plepave, policia ndërhyn. Në bashkëpunim me shërbimet e tjera bëhet i mundur arrestimi i Ergys Agasit, i cili ndodhej në sediljen e përparme të automjetit.

Bashkë me të u arrestua edhe Uljan Shpataraku.