Lajme Zone
100 kilogramë kokainë nga Kolumbia të fshehura në trëndafila! Arrestohen 6 persona në Greqi, mes tyre edhe shqiptarë
SportBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

100 kilogramë kokainë nga Kolumbia të fshehura në trëndafila! Arrestohen 6 persona në Greqi, mes tyre edhe shqiptarë

Rreth 100 kilogramë kokainë janë sekuestruar nga autoritetet greke në aeroportin ndërkombëtar “Eleftherios Venizelos” në Athinë. Droga ishte fshehur në një ngarkesë me trëndafila të ardhur nga Kolumbia.

Rreth 100 kilogramë kokainë janë sekuestruar nga autoritetet greke në aeroportin ndërkombëtar “Eleftherios Venizelos” në Athinë. Droga ishte fshehur në një ngarkesë me trëndafila të ardhur nga Kolumbia. Operacioni u zhvillua të mërkurën nga oficerët e AADE-së, pas informacionit të marrë nga zyra e DEA-s amerikane në Athinë. Në kuadër të operacionit janë arrestuar gjashtë persona, shumica e tyre shtetas shqiptarë. Katër prej tyre u vunë në pranga në aeroport, ku dyshohet se do të merrnin ngarkesën me drogë. Dy personat e tjerë u arrestuan në zonën e Maratonës, ku autoritetet dyshojnë se droga po transportohej dhe ruhej. Në hetimin e zhvilluar nga shërbimet e AADE-së kanë asistuar edhe oficerë të Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrjetit dhe rolit të secilit prej të arrestuarve. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb